Ndërsa e gjithë bota është gjunjëzuar si shkak i pandemisë #COVID-19, duke respektuar distancën sociale dhe duke qëndruar në shtëpi ekspertët dhe psikanalistët pohojnë se njerëzit duhet të jenë sa më aktiv për të mbrojtur shëndetin mendor.
Ne dimë se ndryshimi i rutinës tonë dhe kryerja e aktiviteteve të ndryshme me anëtarët e tjerë të familjes kanë ndikuar në aspektin psikologjik të secilit pre nesh.
“Zyra për Djem dhe Burra”, ka hartuar një manual, të shkurtër dhe praktik, për t’iu ardhur në ndihmë, në vecanti të gjithë djemve dhe burrave që ndihen të pasigurt ndërkohë që ndodhen në karantinim.
Nisur nga kjo situate, “Zyra për Djem dhe Burra” ju mbështet të kalojmë sëbashku këtë situatë duke ofruar shërbimin e këshillimit online,si një mënyrë për të reduktuar ankthin dhe stresin.
No Comments