Babai, është burri, i cili “guxon” të mbushë plot ëndërrime dhe shpresë, fëmijët e tij!
Baballarët luajnë një rol unik në rritjen e fëmijëve të tyre. Fëmijët kanë përfitime të mëdha kur kanë të dy prindërit prezent, në jetën ë tyre. Ka shumë e shumë përfitime nga të paturit një baba aktiv, në jetën e një fëmije. Ja vlen të shohim disa prej tyre dhe të kujtojmë sa e rëndësishme është për fëmijët, që të kalojnë kohë rregullisht, me babin e vet.
- Loja – Aktiviteti kryesorë, me të cilin fëmijët eksplorojnë veten dhe botën, është loja. Babi është “mjeshtri” i lojës. Ai i jep lojës një dimension fizik. Duke inkurajuar fëmijët të shtyjnë kufinjtë, I ndihmon të mësojnë dhe praktikojnë kontrollin, ekuilibrin, rezistencën dhe të dëfrejnë pafund.
- Siguria – Fëmijët ndihen më i sigurtë, fizikisht dhe emocionalisht, kur kanë babain të pranishëm dhe aktiv në jetën e tyre.
- Edukimi – Kur angazhohet edhe babai, proçesi i edukimit dhe shkollimi të fëmijës është më i plotë dhe më rezultativ. Baballarët kanë prioritet edukimin dhe suksesin e fëmijës së tyre.
- Shëndeti – Fëmijët që kanë prezent në jëtën e tyre një baba aktiv dhe të angazhuar, shfaqin predispozitë të lartë për shëndet të mire fizik dhe mendorë.
- Lumturia – Një baba i dashur dhe i përkushtuar, në jetën e një fëmije, është një factor i rëndësishëm për mirqënien dhe lumturinë e tij, në të ardhmen.
- Roli mashkullor – Babai është personi, i cili më së shumti transmeton eksperiencën mashkullore tek fëmijët e tij. Shpesh, nga angazhimi dhe sjellja e babait kundrejt fëmijëve, bashkëshortes dhe familjarëve, varet kuptimi që fëmijët krijojnë për rolin mashkullor.
- Trashëgimnia – Baballarët kanë eksperienca dhe aftësi të shumta, të cilat mund t’ua trashëgojnë fëmijëve të tyre. Një baba i angazhuar në mënyrë aktive, ndihmon, udhëzon dhe ndikon me kujdes zgjedhjet e rëndësishme të fëmijëve dhe mënyrat se si ato zgjidhin problemet.
- Vet-besimi – Vëmendja dhe vlerësimi që babai i jep fëmijës, ka ndikim të madh në mënyrën se si fëmija mendon për vetveten. Vlerësimi pozitiv, mbështetja dhe shfaqja e krenarisë nga babai, e mbush fëmijën me vet-besim dhe vlerësim pozitiv për veten.
***