– Vrasjet e grave në familje –
Në vitin 2012 u vranë 28 gra.
Në vitin 2013 u vranë 24 gra.
Në vitin 2014 u vranë 10 gra.
Në vitin 2015 u vranë 18 gra.
Në vitin 2016 u vranë 12 gra.
Në vitin 2017 u vranë 15 gra.
Në vitin 2018 u vranë 16 gra.
Viti 2019 nisi përgjakshëm, duke shënuar vetëm 5 muajt e parë 9 gra të vrara, përkatësisht një grua e vrarë çdo dy javë.
Viti 2020…
A mund të lejojmë që numri i femrave të vrara të jenë thjesht një statistikë?!
A mund të mjaftohemi me një marshim, me një foto, me një hashtag njëherë në vit dedikuar viktimave…?!
A mund t’i jetojmë ditët të ndërgjegjshëm që kemi vepruar diçka të vërtetë, të qetë pasi kaq kemi në dorë?!
A do lejojmë të shndërrohemi në viktima të vetvetes duke u justifikuar me pamundësi e pafuqi për të reaguar fort?!
A vlen për ne një jetë?!
A vlen për ne jeta?!
Sot nuk mjafton një shkrim, nuk mjafton një foto, nuk mjafton një sensibilizim, nuk mjafton një marshim.
A do ulemi së bashku të shohim problemet drejt në sy e të gjejmë zgjidhje reale?!
A do të çirremi për këto zgjidhje deri sa të arrijnë efektin e duhur?!
A do t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe dukjet e të fokusohemi te jeta?!
Ç’vlerë ka e ardhmja nesër nëse ne nuk mobilizojmë të gjitha energjitë tona për të mbrojtur jetën sot?!
Nga: Amel Pervizi, aktivist
No Comments