Këshillimi Psikologjik
Shërbimi i këshillimit psikologjik për burra është një program ndërhyrjeje, i cili synon reduktimin deri në ndalimin e plotë të akteve të dhunës, që ndjekësi i këtij programi kryen ndaj partneres apo familjarëve të tij.

Kush përfiton nga
këshillimi i dhunuesit?
Keshillimi psikologjik, është i vetmi shërbim, nga i cili përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë viktimat dhe dhunuesi. Nëpërmjet këshillimit rriten mundësitë që viktimat e dhunës të mos përjetojnë më dhunë. Gjithashtu këshillimi ndihmon shkaktarët e dhunës të ndërgjegjësohen për veprimet e tyre të dhunshme dhe të marrin përgjegjësitë për pasojat, që ato shkaktojnë tek viktimat, por edhe tek ai vetë.
Ky shërbim i vjen në ndihmë edhe të gjithë sistemit të ndërhyrjes kundër dhunës në familje, duke shtuar një qasje të re në zvogëlimin e fenomenit dhe rritjen e sigurisë për pjestarët e familjeve me histori dhune.
Objektivi kryesor i punës me burrat që kanë kryer akte dhune në familje, është ndalimi i dhunës. Këshillimi psikologjik i burrave synon të ndryshojë zakonet dhe sjelljet e agresive të dhunuesve, duke i zëvendësuar ato me sjellje dhe zakone të reja të çliruara nga dhuna.
Çfarë ndodh gjatë proçesit të këshillimit?
Praktikat e ndërhyrjes bazohen në besimin që dhuna është një sjellje e mësuar dhe burrat që kryejnë akte dhune, e kanë mundësinë dhe aftësinë për të modifikuar dhe ndryshuar sjelljet e tyre te dhunshme.
Gjatë proçesit të këshillimit fokusi vihet mbi temën e dhunës, marrëdhënien që klienti ka me dhunën, besimet, bindjet, traditat, modelet, normat e klientit dhe një peshë të madhe zë diskutimi mbi aktet e dhunës së kryer nga klienti dhe pasojat e kësaj dhune tek viktimat e tij.
Këshillimi tek ZDB është individual. Nje cikël zgjat minimalisht 16 seanca. Seanca zgjat 50-55 minuta dhe çdo klient ndjek 1 seancë në javë.
standardet e shërbimit

Fokusi kryesorë i punës tonë është siguria e viktimave dhe fëmijëv të familjeve me histori dhune.

Dhuna dhe sjelljet abuzivë të çdo lloji, kundrejt partnerit, fëmijëve apo familjarëve të tjerë është e papranueshme dhe nuk ka justifikim.

Dhunuesi është 100% përgjegjës për aktet e dhunshme që ai kryen dhe sjelljet abusive janë zgjedhje e tij.

Këshillimi dhe çdo e dhënë apo informacion që del gjatë proçesit është konfidencial dhe ruhet në privatësi të plotë.

Predispozita dhe zgjedhja e vullnetshme për të ushtruar dhunë kundrejt partnerit janë sjellje të mësuara dhe të ndikuara nga pritshmëri të krijuara mbi baza gjinore.

Këshillimi nuk mund të zhvillohet me persona që janë konsumues të alkoolit, substancave, apo vuajnë nga çrregullime të rënda mendore.

Këshillim Psikologjik
Cikli i këshillimit përbëhet nga këto faza kryesore:
Shërbimi i Këshillimit
psikologjik falas
Zyra për Djem dhe Burra (ZDB) është një zyrë e re shërbimesh keshillimi për burrat e dhunshëm që ofrohet për herë të parë në të gjithë Shqipërinë, ndjekur nga “Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem” Tiranë.
